Flash News

Ditari i Opozitës

Samiti i PPE për Ballkanin Perëndimor, Basha: BE të përqendrojë energjinë në marrëveshjen Kosovë-Serbi

Samiti i PPE për Ballkanin Perëndimor, Basha: BE të

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së mbajtur në samitin e Partive Popullore Europiane (PPE) për Ballkanin Perëndimor ka kërkuar nga BE që të përqendrojë energjinë në marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Sipas Bashës, problemet e pazgjidhura shumë lehtë mund të kthehen në kriza, ndërsa i referohet tensioneve të fundit në Veriun e Kosovës lidhur me çështjen e targave.

“Ngjarjet e fundit në kufirin Kosovë-Serbi dhe në Malin e Zi, tregojnë se sa e brishtë mbetet paqja dhe stabiliteti në këtë rajon. Remineshencat e një të kaluare jo shumë të largët, të përziera me interesa gjeo-strategjike të fuqive jo-perëndimore, janë një fitil që mund të ndizet nga momenti në moment.  

Siç e dimë të gjithë, problemet e pazgjidhura shumë lehtë mund të kthehen në kriza. Kjo është arsyeja pse është jetike për BE-në që të përqendrojë energjinë e saj drejt marrëveshjes përfundimtare të njohjes reciproke midis Kosovës dhe Serbisë. 

Dhe për ta arritur këtë, njohja e Kosovës nga 5 Shtetet Anëtare të mbetura duhet së pari të përfundojë. Asnjë paralelizëm nuk mund të bëhet, asnjë argument nuk mund të justifikojë mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, përderisa Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka certifikuar atë Vetëm në këtë mënyrë, Ballkani Perëndimor do të hyjë në një epokë të re të bashkëpunimit dhe zhvillimit, e cila me siguri do të jetë një vlerë e shtuar për BE-në”, deklaroi Basha.

 

Të fundit