Flash News

Ditari i Opozitës

Samiti në Shkup, Korreshi: Deputetët e mazhorancës na kërkuan dialog për sy e faqe

Samiti në Shkup, Korreshi: Deputetët e mazhorancës na

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi  një lidhje me Skype për “Task Force” në Syri Tv,  tregoi detaje nga samiti i sotëm në Shkup

Korreshi tha se sot deputetët e mazhozhorancës, duke u ndjerë në presion nga mbledhja e sotme, u bënë ftesë kolegëve demokratë për tu ulur në dialog.

“Në Parlamentin Europian ka qënë një temë e nxehë ku si bashkëkryetari dhe eurodeputetët e tjerë kanë ndërhyrë më së tepërmi për çështjen Beleri, ku i janë drejtuar kolegëve të mazhorancës duke i thënë që Parlamenti Europian iu ka kërkuar që z.Beleri duhet të bëjë betimin.

Ne sot kemi pasur ftesë nga kolegët e mazhorancës për tu ulur në dialog, ndërkohë që kjo nuk ka qënë gjatë gjithë periudhave. Ata bënë ftesë për gjetjen e zgjidhjeve ndërkohë që ne kemi 3-4 muaj që i biem dyerve dhe nuk gjejmë njeri atje”, u shpreh Korreshi

Të fundit