Flash News

Ditari i Opozitës

Samiti për Ukrainën, Berisha: E dëmtoi prania e binomit argat-padron Vuçiç-Edvin

Samiti për Ukrainën, Berisha: E dëmtoi prania e binomit

Kreu i PD, Sali Berisha përshëndeti samitin “Ukrainë – Evropa Juglindore” i mbajtur sot në Tiranë, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në fjalën që mbajti nga tubimi qytetar poshtë banesës së tij, Berisha tha se rëndësinë e këtij samiti e zbehën dhe e dëmtuan shumë prania e binomit argat-padron, Vuçiç-Edvin.

Berisha: Të dashur miq, sot në Tiranë u mblodh samiti i Europës Juglindore dhe Ukrainës.

PD, pas themelimit të saj, ka qenë lokomotivë e të gjitha proceseve integruese të Shqipërisë, në rajon, në BE, në NATO.

Ajo ka besuar fort dhe ka punuar për bashkëpunimin, miqësinë midis vendeve të rajonit, integrimin e Shqipërisë në Europë.

Por duke përshëndetur praninë e përfaqësuesve të vendeve të rajonit, në veçanti praninë e presidentit të Ukrainës, ndaj dhe ju ftoj të brohorasim së bashku: Lavdi Ukrainës.

Por rëndësinë e këtij samiti e zbehën dhe e dëmtuan shumë prania e binomit argat-padron, Vuçiç-Edvin.

Duke garantuar presidentin Zelenski se PD dhe Shqipëria qëndrojnë në mbështetje të fuqishme dhe të palëkundshme të betejës së tyre, të mbrojtjes së tyre nga agresioni barbar i Vladimir Putinit, dhe se ata kanë pasur dhe do kenë mbështetje gjer në fitoren e plotë të kauzës së tyre të drejtë.

Ky ka qenë qëndrimi i PD që ditën e parë të agresionit barbar të Vladimir Putinit.

Sikundër, PD ka denoncuar haptas para këtij agresioni të gjitha projektet serbo-ruse për hegjemoninë serbe në rajon dhe influencën ruse në Ballkan.

Të fundit