Flash News
Qeveria bën gati kompleksin e kullave për administratën
SPAK nis hetimet ndaj oficeres së policisë, mori 1 mijë euro ryshfet për të pushuar një çështje penale
Hetimi i SPAK për identifikimin biometrik, Celibashi: Kam zero shqetësim
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Çfarë fshihet poshtë urrejtjes së SPAK për trashëgiminë dhe bamirësinë?
Samiti u mbajt pa flamuj kombëtarë, Berisha: Kjo ndodh sepse ‘Putini i vogël’ nuk toleronte flamurin e Kosovës
Samiti “Ukrainë – Evropa Juglindore” i mbajtur sot në Tiranë u zhvillua pa flamujt kombëtar të vendeve pjesëmarrëse.
Kryedemokrati Sali Berisha nga tubimi qytetar bëri përgjegjës kryeministrin Rama, duke e cilësuar si ‘Putini i vogël’ që nuk mund të toleronte flamurin e Kosovës.
Berisha: Të dashur miq, fatkeqësi e vendit të ketë një përfaqësues si Edi Rama.
Samiti u zhvillua, siç e patë ju, pa flamuj kombëtarë.
Asnjë flamur. Pa përmendur emrat e asnjë shteti. Pa përmendur emrat e asnjë vendi.
Kjo për turpin më të madh të Edi Ramës. Sepse kështu diktonte Putini i vogël.
Nuk mund të toleronte flamurin e Kosovës.
Dhe ky nacionalist i verbër preferon të fshehë edhe flamurin e tij, mjafton të mos valëvitet flamuri i Kosovës.
Kjo është një histori turpi për Edi Ramën.
Pra, çfarë është kjo miqtë e mi? Ky është kodi i dy autokratëve, i një padroni dhe një vasali që ngjajnë si pika e ujit me njëri-tjetrin.
Që vjedhin zgjedhjet dhe votën e qytetarëve të vendit të vet, që nuk pranojnë rotacionin, që janë të implikuar në skandalet më të mëdha korruptive.
Që ruajnë lidhjet më të tmerrshme me krimin e organizuar në vendet e tyre, në rajon dhe në botë.