Flash News

Ditari i Opozitës

Sanksionimi/ Gjykata britanike i refuzon apelin Berishës

Sanksionimi/ Gjykata britanike i refuzon apelin Berishës

Special Immigration Appeals Commission (SIAC) ka refuzuar apelin e kërkuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha lidhur me shpalljen ‘non-grata’ nga Britania e Madhe.

Berisha apeloi kundër vendimit në Komisionin Special të Apelimit të Emigracionit (SIAC) në Londër në mars, duke argumentuar se ai u ndalua nga MB në bazë të pohimeve të rreme të paprovuara.

SIAC ka refuzuar apelimin duke lënë në fuqi sanksionimin e liderit të opozitës.

Berisha u sanksionua nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 2022. Deri tani Britania nuk ka argumentuar mbi arsyet dhe shkaqet që vërtetojnë shpalljen ‘non-grata’ të tij.

 

Të fundit