Flash News

Ditari i Opozitës

Saranda, Dibra e Fieri/ Mijëra qytetarë nisen drejt Tiranës për protestën e opozitës

Saranda, Dibra e Fieri/ Mijëra qytetarë nisen drejt Tiranës

Opozita mban sot protestën e radhës para Kryeministrisë në orën 12:00.

Mijëra qytetarë janë nisur nga rrethet drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës së së thirrur nga opozita, kundrë qeverisë Rama.

Nga selia e PD-së në Sarandë njoftohet se janë nisur drejt kryeqytetit të paktën rreth 100 demokratë. Po ashtu, edhe nga Dlevina njtohet një numër i konsiderueshëm qytetarësh që po vijnë në protestë.

Edhe qytetarët e Dibrës janë bërë bashkë për t’iu bashkuar tubimit kundër qeverisë Rama. Një pjesë e tyre kanë udhëruar me autobusë dhe një pjesë me makina personale.

Edhe PD e Fierit ka konfirmuar se qindra qytetarë janë nisur drejt Tiranës.

Ndërkohë protestës do t’i bashkohet edhe Partia e Lirisë dhe simpatizantët e saj.

Të fundit