Flash News

Ditari i Opozitës

Sarandë/ Materialet zgjedhore mbërrijnë për 11 majin nën mbikëqyrjen e policisë dhe ushtrisë

Sarandë/ Materialet zgjedhore mbërrijnë për 11 majin

Materialet zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit kanë mbërritur sot në KZAZ nr. 91 Sarandë, ku janë shoqëruar nën masa të rrepta sigurie. Sipas informacioneve, mbërritja e materialeve është mbikëqyrur nga forcat e policisë, ndërsa mjetet e ushtrisë kanë siguruar transportin e tyre.

Pasi materialet janë dërguar në qendër, policia ka marrë masa për të ruajtur sigurinë e tyre deri në shpërndarjen në qendrat e votimit, e cila do të nisë të shtunën, siç parashikohet nga ligji. KZAZ nr. 91 Sarandë ka tashmë të ngritur komisionin zgjedhor, i cili përbëhet nga Kryetari i PD, 7 anëtarë dhe sekretari.

KZAZ nr. 91 administron gjithsej 53 qendra votimi, përfshirë 35 në qytet, 8 në Njësinë Administrative Ksamil dhe 10 në rrethinat e Sarandës. Siguria dhe procesi i shpërndarjes janë prioriteti kryesor në këtë periudhë kritike për zgjedhjet e ardhshme.

Të fundit