Flash News

Ditari i Opozitës

Sazani prej 3 ditësh në flakë, Kryemadhi ‘sfidon’ Ramën: Ja ku ndodhen katër helikopterët “Cougar”

Sazani prej 3 ditësh në flakë, Kryemadhi ‘sfidon’

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi thotë se flota e helikopterëve ushtarakë “Cougar”, të cilët mbajnë peshën e emergjencave civile të vendit, ndodhet aktualisht jashtë funksionit për shkak të problemeve me kontratat e mirëmbajtjes.

Në një postim në facebook, ajo shkruan se Shqipëria ka në pronësi 4 helikopterë "Cougar", ku 2 janë në Poloni, në pritje për tu servisuar, i treti ka dy vjet në Itali, pasi ka bërë ulje të detyrueshme në kthim nga Franca, ndërsa i katërti është në Farkë, sapo është kthyer nga servisimi në Zvicër, por nuk fluturon dot se ka rrjedhje vaji.

Mqs kryeministri Rama ka më shumë qef llafet se faktet e papërgjegjshmërisë së tij, ja disa të vërteta, që i ftoj t’i kundërshtojë:

Shqipëria ka në pronësi 4 helikopterë "Cougar".

Aktualisht sot:

2 janë në Poloni, në pritje për tu servisuar.

I treti ka dy vjet në Itali, pasi ka bërë ulje të detyrueshme në kthim nga Franca.

Ndërsa i katërti është në Farkë, sapo është kthyer nga servisimi në Zvicër, por nuk fluturon dot se ka rrjedhje vaji.

Sot në Farkë fluturojnë vetëm dy helikopterë "As" të Policisë së Shtetit, me të cilët bëjnë stërvitje studentët e rinj. Edhe këta, punojnë vetëm pak orë dhe ngelen në tako.

Ah po, është edhe helikopteri i shëndetësisë EC-135.

Në kohën kur Shqipëria gjendet e papërgatitur ndaj çdo krize që vjen, buxheti i shtetit vazhdon të shpërdorohet me urdhër të Ramës për pronarët e inceneratorëve dhe PPP korruptive, që janë në fakt krenaria më e madhe dhe veprat e vetme të kryeministrit”, shkruan Kryemadhi.

Më herët, kryeministri Edi Rama ironizoi akuzat se vendi nuk kishte gatishmëri për të ndërhyrë ndaj zjarreve nga ajri, sidomos në ishullin e Sazanit i cili po digjet prej tri ditësh dhe e relativizoi problemin me situata të ngjashme në Athinë, Turqi apo Spanjë.

Të fundit