Flash News

Ditari i Opozitës

Sazani nën menaxhimin e Kushner, Lela: Rama që tenton të blejë favorizime në SHBA

Sazani nën menaxhimin e Kushner, Lela: Rama që tenton të

Alfred Lela, drejtor i komunikimit në Partinë Demokratike ka komentuar investimin e raportuar të kompanisë së Jared Kushner, dhëndrit të presidentit të ri amerikan Donald Trump, në ishullin e Sazanit. 

I ftuar në News 24, Lela tha se PD i mirëpret investimet amerikane, sidomos kur janë serioze, pasi sipas tij ka mungesë të investimeve të tilla në Shqipëri.

“Një investim amerikan është i mirëpritur. Kur është serioz akoma dhe më shumë. Është një zbrazëtirë mungesa e investimeve, serioze perëndimore, sidomos Amerikane.

PD ka qenë gjithmonë e qartë në rreshtimin e saj properëndimor. Ska pas ndonjëherë dyshime në të shkuarën.

PD është optimiste, ka të dhënat për të qenë optimiste. Sa i takon Ramës, qokave të tij, nuk kemi asnjë dyshim që është një përpjekje për t’u favorizuar. E ka bërë me Melonin, me Erdogan. Këto gjëra, Rama që tenton të blejë favorizime në SHBA dhe PD ka një lidhje të sigurt anti-sorosiane, këto gjëra nuk e cenojnë njëra tjetrën. Ne nuk dyshojmë fare në pozitat e përmirësuara në kulm”, tha Lela.

Të fundit