Flash News

Ditari i Opozitës

“S’do ishte çudi...”, deputeti i PD tregon a do jetë Meta nesër në protestë

“S’do ishte çudi...”, deputeti i PD tregon a do

Nesër pasdite mbahet protesta e madhe e thirrur nga PD dhe shoqëria civile para kryeministrisë.

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi u pyet nga në emisionin ‘Open’ në Neës 24 nëse protestës do t’i bashkohet ose jo edhe presidenti Ilir Meta.

Ai tha se nuk ka informacione për këtë gjë, ndërsa shtoi se nuk do të ishte çudi që mos të ishte i pranishëm për shkak të detyrës së presidentit.

“S’kam informacion. Mbase duke pasur detyrën e presidentit…Dje ka qenë në Slloveni. Se di nëse është rikthyer në Shqipërisë. S’do të ishte çudi që mos të ishte pjesë e protestës për shkak të detyrës së presidentit. Jo vetëm presidenti, por kushdo është i mirëpritur në protestë.”, tha Këlliçi.

Të fundit