Flash News

Ditari i Opozitës

Seanca e fundit para zgjedhjeve, Baçi: 4-vjeçar turpi, ligjet në parlament me porosi

Seanca e fundit para zgjedhjeve, Baçi: 4-vjeçar turpi, ligjet

Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka përshkruar 4-vjeçarin e fundit të parlamentit shqiptar, nën drejtimin e mazhorancës socialiste.

Ai tha sot teksa u zhvillua senaca e fundit para zgjedhjeve, në një intervistë në Ora Neës se parlamenti do mbahet mend si një 4 vjeçar turpi.

Baçi: Mendoj se ky ka qenë një ndër parlamentet ky 4 vjeçar shumë i veçantë.

I veçantë në mënyrën se si ka zhvilluar gjithë aktivitetin e tij. 

Një parlament që ka prodhuar ligje me urdhër kryeministri dhe ligje vetëm për oligarkët.

Ka qenë një parlament që ka qenë i uzurpuar në 100% nga fuqia e kryeministrit duke shfrytëzuar patjetër edhe fragmentizimin e opozitës, luftën që i është bërë opozitës në këtë 4 vjeçar.

Ka qenë e paprecedentë goditja që i është bërë PD.

Ky është një parlament që do të mbahet mend gjatë si një 4 vjeçar turpi për parlamentarizmin shqiptar.

E ka të pamundur marrjen e mandatit të katërt.

I ka mundësitë zero.

Qytetarët shqiptarë janë të ndërgjegjësuar.

Të fundit