Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
Seanca në Apel, Beleri: Ndërgjegjen e kam të qetë, jam arrestuar me dëshirën e Ramës
Sot po mbahet seanca për Fredi Belerin në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Para trupës gjykuese, Beleri ka deklaruar se “jam arrestuar me dëshirë të Kryeministrit”.
“Avokatja ishte shterruese, i paraqiti të gjitha pretendimet tona. Shikohet qartë që provat janë manipuluar dhe unë ndërgjegjen time e kam të qetë. Po ashtu edhe ju që do merrni vendimin, uroj ta keni ndërgjegjien të qetë”, ka thënë ish-kryebashkiaku i Himarës.
Ndërsa prokurori Adnan Xholi ka theksuar se veprimet e para të Prokurorisë së Vlorës janë kryer më datë 8 Maj 2023.
“Në datën 9 janë bërë hedhjet në sistemin online nga ana e Sekretarisë dhe kjo jo domosdoshmërisht do të thotë se është në kundërshtim me ligjin”, është shprehur ai.