Flash News

Ditari i Opozitës

Seanca në Apel, Kaso: Gjykata të mos pranojë ankimimin, është në kundërshtim me ligjin

Seanca në Apel, Kaso: Gjykata të mos pranojë ankimimin,

Është duke vijuar seanca në Gjykatën e Apelit për çështjen e Partisë Demokratike.

Përfaqësuesi ligjor, Ivi Kaso, deklaroi nga salla e gjyqit se gjykata nuk duhet të pranojë ankimimin e bërë nga grupimi Alibeaj.

“Gjykata të konstatojë mospranimin e ankimit, pasi gjykata është investuar nga një palë që nuk legjitimohet. Sipas nesh, vendimi gjyqësor që e ka lejuar ankuesin, është marrë në kundërshtim të ligjit,” tha Kaso.

Përfaqësuesit e Alibeajt kanë kërkuar prishjen e vendimit ose kthimin e çështjes në Shkallën e Parë. 

Njëra palë përfaqësohet nga Ivi Kaso, Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandia, ndërsa pala tjetër nga Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi.

Të fundit