Flash News

Ditari i Opozitës

Seanca në GJK për Ballukun, Berisha akuza të forta: Institucionet më të larta u bënë mur korrupsioni

Seanca në GJK për Ballukun, Berisha akuza të forta: Institucionet

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi seancën e zhvilluar dje në Gjykatën Kushtetuese, ku u shqyrtua ankimimi i Ramës ndaj vendimit të GJKKO-së për pezullimin e Ballukut.

Në seancë qeveria, Kvendi dhe Presidenca mbajtën të njëjtin qëndrim: dolën kundër vendimit dhe mbrojtën Ballukun. Këtë, Berisha e cilësoi një mbrojtje të hajdutërisë nga institucionet më të larta të shtetit.

Kreu i demokratëve theksoi më tej se institucionet u bënë palë me korrupsionin duke kompletuar kështu një grusht shteti.

“Dje, para shqiptarëve, seriali i hajdutëve dhe kryehajdutëve, Edi Rama, Niko Peleshi, Haram Begaj, u paraqitën në pafytyrësi të plotë para prokurorëve që zbatonin ligjin në sallat e Gjykatës puçiste Kushtetuese. U paraqitën për të kompletuar grushtin e tyre të shtetit.

Edi Rama, Niko Peleshi dhe Haram Begaj u vunë në rresht pas Lubisë për të mbrojtur vjedhjet e saj, vetëm e vetëm për shkak të vjedhjeve të tyre, të cilat janë në ato proporcione sa i bën ata ta kenë të qartë se do kenë fatin e Lubisë.

Tëra institucionet bëhen mur korrupsioni. Katër, edhe gjykata me ta. Institucionet më të larta të shtetit”, tha Berisha.

Të fundit