Flash News

E-TJERA

Seanca në Kushtetuese për Ballukun, GJKKO nuk merr pjesë: Do të cenohej parimi i ndarjes së pushteteve

Seanca në Kushtetuese për Ballukun, GJKKO nuk merr pjesë: Do

Gjykata e Posaçme nuk do të marrë pjesë në shqyrtimin e ankimimit të Ramës në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me çështjen Balluku.

Në një reagim të bërë për mediat, GJKKO sqaron se një gjykatë nuk mund të thirret dhe të legjitimohet në një gjykim kushtetuese, pasi kjo “do të cenonte parimin e ndarjes së pushteteve dhe pavarësinë e brendshme të pushtetit gjyqësor.”

“Ju informojmë se GJKKO nuk do të marrë pjesë në këtë seancë plenare pasi vlerëson se nuk mund të legjitimohet si palë në gjykimin kushtetues me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë.

Në një shtet demokratik të së drejtës, të bazuar në parimin e sundimit të ligjit dhe të ndarjes së pushteteve, një gjykatë nuk mund të thirret dhe as të legjitimohet si palë në një gjykim kushtetues për të bërë parashtrime apo për të mbrojtur një vendim të dhënë prej saj. Pjesëmarrja e GJKKO-së si palë e interesuar në Gjykatën Kushtetuese do të cenonte parimin e ndarjes së pushteteve dhe pavarësinë e brendshme të pushtetit gjyqësor.

Bashkëlidhur gjeni të plotë shkresën nr. 5560/1 Prot., datë 29.12.2025, nëpërmjet së cilës GJKKO i ka kthyer përgjigje Gjykatës Kushtetuese, duke parashtruar arsyet ligjore për të cilat kjo gjykatë nuk mund të legjitimohet si palë në gjykimin kushtetues me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë”, është shprehur GJKKO në reagimin e bërë.

Gjykata e Posaçme vendosi që ta pezullonte Ballukun nga detyra dhe të ndalonte udhëtimin jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën, pasi u mor e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Balluku akuzohet se ka manipuluar dy tendera me vlerë 210 milionë euro, së bashku me vartësit e saj, Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, duke favorizuar kompanitë fituese. Balluku akuzohet edhe për shkelje e barazisë me tendera në Unazën e Madhe.

Të fundit