Flash News

Ditari i Opozitës

Seanca në Parlamentin Europian/ Berisha: Europa është e vendosur që Shqipëria të bëjë zgjedhje të lira

Seanca në Parlamentin Europian/ Berisha: Europa është e vendosur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë me gazetartë në sleinë blu.

Teksa foli për seancën në Parlamentin Evropian, Berisha tha se Evropa është vendosur që Shqipëria të bëjë zgjedhje të lira.

Berisha tha se u shpreh shqetësimi për industrinë e blerjes së votës nga Rama dhe pjesëmarrja e krimit të organizuar në zgjedhje.

Berisha: Unë u informova ju lidhur me seancat që u zhvilluan në grupet parlamentare të qendrës së djathtë dhe të djathtës konservatore në Këshillin e Europës. Takimin që zhvillova me presidentin e Asamblesë Parlamentare të KiE, zotin Rusopulos, takimin me delegacionet e disa vendeve anëtare.

Por dje, në Parlamentin Europian, në institucionin më të fuqishëm vendimmarrës të Europës, në institucionin më të fuqishëm ligjbërës të Europës, në komisionin më të rëndësishëm të këtij institucioni, atë për punët e jashtme dhe sigurinë, u zhvillua një seancë, e cila është e llojit të vet shumë e rrallë.

Një seancë e tillë u zhvillua për Shqipërinë pas përdorimit të Dushkut për dhunimin e zgjedhjeve në vitin 2002 dhe konkludoi me një rezolutë historike për Shqipërinë.

Europa është e vendosur që Shqipëria të bëjë zgjedhje të lira.

U them shqiptarëve me bindjen më të thellë, Europa është e vendosur t’i japë atë që meriton të gjithë atyre që kërkojnë t’i privojnë shqiptarët nga e drejta e votës së lirë dhe tentojnë t’u kontrollojnë atyre vullnetin dhe ky është një ogur i bardhë shumë për çdo shqiptar.

Por ky është ogur i bardhë në veçanti për opozitën shqiptare, e cila ishte e pranishme, paraqiti me vërtetësi të madhe të vërtetat lakuriq të realitetit të narkoshtetit të Edi Ramës.

Dje në seancën kushtuar Shqipërisë, në periudhën parazgjedhore, përjashtim në llojin e vet, ndoshta e pazhvilluar ndonjëherë për zgjedhjet në ndonjë vend, por me vullnetin më të mirë që shqiptarët të votojnë të lirë.

Pati debate të gjera, pati debate aktive, në të cilat u denoncuan dhe u shpreh shqetësimi i madh para së gjithash për zgjedhjet.

U shpreh shqetësimi më i madh për industrinë e blerjes së votës të Edi Ramës. U shpreh shqetësimi më i madh dhe u denoncuan pjesëmarrja aktive e krimit të organizuar në krah të Edi Ramës. U denoncua manipulimi i madh me listat, por edhe angazhimi i baronëve të drogës dhe krimit për të deformuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë

Të fundit