Flash News

Ditari i Opozitës

Tensione në Kuvend/ Spaho kërkon që seanca të nisë me interpelancë: Lërini lojrat me rregulloret

Tensione në Kuvend/ Spaho kërkon që seanca të nisë me

Seanca plenare ka nisur me tensione. Deputeti demokrat Edmond Spaho i kërkoi drejtueses së seancës Ermonela Felaj që rendi i ditës të niste me interpelancë. Ai pretendon se është shkelur rregullorja. Deputeti u ngrit dhe shkoi në qëndër të sallës, por Felaj vazhdoi me seancën duke i dhënë fjalën deputetit socialist Taulant Ballës.

Debati Spaho-Felaj

Edmond Spaho: Keni shkelur rregulloren. Seanca të fillojw me interpelancë dhe jo e mocionin. Rregullorja e Kuvendit e thotë kështu që interpelancat janë pika të para të rendit të ditës. I lini lojërat me rregulloret

Ermonela Felaj:Ju ftoj të uleni të zini vendin tuaj. Rregulloren po zbatojmë. A mund të dëgjoni para se kuvendi të marërë një vendim. Ju ftoj të qetësoheni dhe të zini vendin tuaj.

Edmond Spaho: Lexo rregulloren

Ermonela Felaj: Do më duhet të dëgjoj dy folës para se kuvendi të marrë një vendim. Zoti Spaho jeni pa mikrofon. Ju lutem të dëgjojmë edhe kolegët e tjerë deputetë.

Të fundit