Flash News

Ditari i Opozitës

Seanca për Butrintin, Zhupa thirrje Gjykatës Kushtetuese: Vendosni në favor të Shqipërisë

Seanca për Butrintin, Zhupa thirrje Gjykatës Kushtetuese: Vendosni

Deputetja demokrate Ina Zhupa jashtë Kuvendit i bëri thirrje Gjykatës Kushtetuese që në seancën që do të mbahet sot për Butrintin, të vendosë në favor të Shqipërisë.

Zhupa u shpreh se nga Kushtetuesja presin të vendosë drejtësi duke rikujtuar edhe raportin e UNESCO.

“Qeveria shqiptare pasi e fshehu u përpoq që ta zhvleftësonte këtë gjë, pasi tha se Unesco s’ka rëndësi për Shqipërinë. Unë nuk e kuptoj se një qeveri të mbajë qëndrim që OKB apo fondet e UNESCO-s nuk kanë rëndësi. Kjo tregon se ata janë të zhytur thellë në këtë shkelje. Kuvendi ka sjellë në gjykatën kushtetuese copy paste paragrafët e koncensionarit. Ata sollën modelin që Klodian Zoto shkruante ato e-mailet nga zyra e tij dhe ia çonin Kuvendit për çështjen e inceneratorëve. Sot presim drejtësi nga Kushtetuesja. Sot në orën 3 e 30 me orën amerikane në New York një protestë për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore. Ne presim sot drejtësi nga Kushtetuta”, tha ajo.

Të fundit