Flash News

Ditari i Opozitës

Seanca për Gërdecin në GJKKO, Mediu: Po tentohet të shtyhet procesi, të pyetet shefi i Shtabit të Përgjithshëm

Seanca për Gërdecin në GJKKO, Mediu: Po tentohet të shtyhet

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka folur për mediat pas përfundimit të seancës së radhës në GJKKO, për çështjen ‘Gërdeci’.

Mediu tha se po tentohet në shtyhet procesi. Ish-ministri kërkoi të pyetet shefi i Shtabit të Përgjithshëm, teksa theksoi se e di çdo ushtarak në botë se ministri nuk merret me çështjet e kalibrave.

“Ashtu siç u kërkua thirrja e dëshmitarëve, prokuroria ka sjellë një volum shkresash pa përcaktuar asgjë. Por pa përcaktuar dhe përgjegjësitë e ministrit. U tha se ishte salduar një karrocë. I kërkuam prokurorisë që të na thotë se ku është përgjegjësia e ministrit në kuadër të shpërdorimit të detyrës. Nëse nuk hyhet në thelb të së vërtetës, mendoj se është një proces që të kalohet te procesi i radhës. Sikur duan që të mbarojë seanca shpejt. Se çfarë ka ndodhur në Gërdec, njerëzit e dinë, se çfarë ka bërë ministri, atë duhet të faktojnë. Unë duhet të analizoj ekspertizën e amerikanëve. Ata kanë lënë 5 shkaqe në fuqi. Nuk u bë herën e parë, ndaj mendoj se duhen marrë në konsideratë të gjitha gjërat. Nuk merret ministri me çështjet e kalibrave. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm duhet të japë versionin e tij. Nuk është e vështirë që të gjendet adresa e tij në SHBA”, tha ai.

Të fundit