Flash News

Ditari i Opozitës

Seanca për mandatin e Xhaçkës, Bardhi në Kushtetuese: Kuvendi shpalli veten sovran ndaj autoritetit tuaj

Seanca për mandatin e Xhaçkës, Bardhi në Kushtetuese:

Në Gjykatën Kushtetuese po mbahet seanca për shqyrtimin e padisë së Partisë Demokratike për mandatin e Olta Xhaçkës.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, para trupës gjykuese tha se Kuvendi sfidoi Kushtetuesen dhe e shp0alli veten sovran ndaj autoritetit të gjykatës.

Barhdi tha se PD iu drejtua Kushtetueses sepse sfida ndaj autoritetit të GJK është çështje e çdo ligjvënësi.

“Rreth dy vite më parë grupi ynë depozitoi në Kuvend kërkesë për të shqyrtuar papajtueshmërinë e mandatit të Xhaçkës. Pas zvarritjes, për herë të parë një vendim i marrë nga GJK është sfiduar nga Kuvendi përmes shpalljes së vetes sovran ndaj vendimeve të GJK.

Mandati i Xhaçkës tashmë edhe pak edhe mbaron vetë. Ishim të dyzuar nesë duhet të vinim në GJK apo t’i lëmë turpin e kësaj çështjeje mazhorancës. Vendosëm që duhet të vinim sepse sfida ndaj autoritetit e dinjitetit të GJK është çështje e çdo ligjvënësi që është betuar mbi Kushtetutë”, tha ai.

 

Të fundit