Flash News

Ditari i Opozitës

Seanca u ndërpre pasi mungonte ministri, Bardhi: Kur t’i dalë gjumi e shqyrtojmë projektligjin

Seanca u ndërpre pasi mungonte ministri, Bardhi: Kur t’i dalë

Për rreth 40 minuta kryeparlamentarja Elisa Spiropali ndërpreu seancën plenare pasi në sallë mungonte ministri i Financave, Petrit Malaj.

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi iu drejtua ministrit duke ironizuar se kur Malajt t’i dalë gjumi, atëherë mund të shqyrtojnë projektligjin.

Bardhi e quajti të papranueshme që deputetët të presin 40 minuta për ministrin.

“Nuk është kafja personale as e juaja, e as e ministrit të Financave. Koha e tij nuk është më e rëndësishme se 140 deputetëve që ne do të duhet të ndërpresim seancën se ai nuk ndodhet në sallë. Të presim 40 min sa të vijë Ministri, kjo është situatë e përsëritur,

Nëse keni përmbysur hierarkinë shtetërore dhe individë të pavotuar e kanë kohën më të rëndësishme se sa 140 deputetë përfaqësues të qytetarëve të votuar në këtë sallë, na e thoni të ndryshojmë Kushtetutën, ta shpallin republikë Kryeministrore. Nuk ndodh në asnjë Parlament që të ndërpritet seanca për 40 minuta se nuk ka ardhur anëtari i Këshillit të Ministrave për prezantim projektligji, Nëse nuk vjen në kohë, kalon ajo pikë e rendit të ditës kur ti dalë gjumi e shqyrtojmë ne projektligjin e propozuar. Po te presin deputetët 40 minuta që të vijë ministri i Financave është e papranueshme”, deklaroi Bardhi.

Të fundit