Flash News

Ditari i Opozitës

Sefa: Rithemelimi ka 7 muaj që nuk prodhon politikë; Koka: Basha bashkoi votat me PS që t’i bëjë qefin ambasadës

Sefa: Rithemelimi ka 7 muaj që nuk prodhon politikë; Koka: Basha

Ish kandidati i PD për zgjedhjet e pjesshme vendore në Lushnjë, Indrit Sefa thotë në ‘Politiko’ në Top News se Komisioni i Rithemelimit ka 7 muaj që nuk prodhon politikë.

Duke kundërshtuar qëndrimin e Sefës, gazetari Bledi Koka i kujton rastet kur PD nën drejtimin e Lulzim Bashës bashkoi disa herë votat me PS.  

Pjesë nga debati:

Sefa: Ka 7 muaj në këtë situate në krizë. Rithemelimi ka disa deputetë që e mbështesin. Keni 7 muaj që nuk prodhoni politikë

Koka: Sa herë e ka bashkuar grupi i Bashës votën me PS? Cfarë mori?

Sefa: reformën territoriale dhe zgjedhore.

Koka: Një politikan vizioni nuk jep votën për ti bërë qefin ambasadës, nuk abstenon 700 mln euro me SMS e Arbi Agalliut.

Sefa: Ishte gabim, më fal abstenim i sqarua.  

Koka: Një opozitë serioze do e digjet parlamentin për 700 mln euro borxh, madje nuk kërkuar as informacion për çfarë merrej.

Të fundit