Flash News

Ditari i Opozitës

Sekretari i Përgjithshëm i LSI: Vendimi për djegien e mandateve i PD, ne s’ishim dakord në bllok

Sekretari i Përgjithshëm i LSI: Vendimi për djegien e mandateve i

Ish-deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka bërë përgjegjëse PD për vendimin e djegien e mandatave në bllok dy vjet më parë.

I ftuar në Report tv, Braimllari thotë se vendimi ishte i PD dhe LSI pranoi për të qenë korrekt me opozitë.

Veprimi nuk ka qenë i duhur. Se lëshuam shumë terren dhe një person avancoi në mënyrë të jashtëligjshme, duke ndryshuar kushtetutën. U rikthyem në 1991. (...) Ne kemi qenë në protestën e 18 shkurtit, ditë e shtunë është marrë një vendim nga PD, kemi mbledhur grupin tonë parlamentar, “për të qenë korrekt të opozitës do marrim këtë vendim”, ne nuk pranuam bllok këtë vendim.

Por ideja ishte për të qëndruar korrekt me opozitën, se mandatet e LSI ishin mandate gjaku, se ishim në përplasje frontale, të dy forcat ishin në bllok kundër LSI. E bëmë për të qëndruar korrekt ndaj aksionit opozitar”, tha Braimllari.

 

 

Të fundit