Flash News

Ditari i Opozitës

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, Meta: I vonuar, Rama bleu dy palë zgjedhje

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, Meta: I vonuar, Rama bleu dy

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës nga SPAK.

Para gazetarëve Meta u shpreh se inceneratori i Tiranës, bashkë me atë të Fierit dhe Elbasanit janë kryevepra kriminale nga qeveria e ‘Rilindjes’ dhe se vendimi i SPAK ishte i vonuar. Duke shtuar se me paratë e inceneratorëve kryeministri Edi Rama bleu dy palë zgjedhje.

 “Faktet janë paraqitura nga ana jonë. Kjo është kryevepra kriminale që ka ndodhur në vendin tonë dhe që është toleruar në një kohë të gjatë. Këtë lajm të fundit e vlerësojmë të vonuar. Dua të nënvizoj se të tre çështjet, Tirane, Elbasan dhe Fier janë një çështje dhe kemi të bëjmë me një aferë të ideuar dhe implementuar nga një grup i strukturuar kriminal.

Rilindja, si organizatë ka blerë 2 palë zgjedhje dhe paratë i përdori për të deformuar vullnetin e shqiptarëve dhe për të shkatërruar profesionalizmin e mediave në Shqipëri”, u shpreh Meta.

 

Të fundit