Flash News

Ditari i Opozitës

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, Tabaku: Dosja e SPAK ka të përfshirë zyrtarë të qeverisë

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, Tabaku: Dosja e SPAK ka

Deputetja e PD, Jorida Tabaku komentoi sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës nga SPAK.

Për Panorama TV ka ajo tha se ky vendim ishte i pritshëm dhe duhet të kishte ndodhur më herët.

Ajo shtoi se dosja e SPAK është voluminoze ku të përfshirë janë zyrtarë të qeverisë, si kryebashkiaku i Tiranës, ish-zv.kryeministri dhe ish-ministri Damian Gjiknuri.

Pjesë nga biseda:

Ishte i pritshëm sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës?

Duhet të kishte ndodhur kohë më parë, kishte hapësirë. Duhet të ishte e shoqëruar dhe me vendimin e qeverisë për t’i ndërprerë pagesat, pasi dhe Tirana është një vepër korruptive e korruptuar dhe i hap rrugë thirrjes për drejtësi, për personat e përfshirë.

Ju keni zbardhur një raport dhe një listë me personat e përfshirë dhe keni bërë thirrje që të dërgohen para drejtësisë?

Ka qenë një padi prej 136 faqesh, ku listonim kryebashkiakun Veliaj, Arben Ahmetaj, ish-ministri Damian Gjiknuri dhe zyrtarë të nivelit të dytë.

Të gjithë dokumentet, raportet që ka kaluar bashkia u bënë publike nga SPAK, komisioni hetimor ka dërguar dhe një dosje voluminoze, ato që sot u njoftuan. E kam shpjeguar qartë skemën, Klodian Zoto dhe Mertiri, morën inceneratorin e Elbasanit dhe nuk bënë asnjë investim me paratë e tyre por me fatura fiktive. Ne e quajtëm sistemin e 3 kovave, pasi të gjitha kompanitë, zotëroheshin nga këto dy persona. Nuk ka incenerim edhe pse shteti paguan para.

 

Të fundit