Flash News

Ditari i Opozitës

Selektim të kandidatëve dhe largime të figurave të njohura, reagon Komisioni i Vlerësimit në PD: Lista iu dorëzua Bashës!

Selektim të kandidatëve dhe largime të figurave të njohura, reagon Komisioni i Vlerësimit në PD: 326 emra të përzgjedhur, nga 3593 të propozuar. Lista iu dorëzua Bashës!

Selektim të kandidatëve dhe largime të figurave të njohura,

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve në Partinë Demokratike ka reaguar pas përmbylljes së procesit të përzgjedhjes së emrave ditën e djeshme.

Duke e cilësuar procesin si një akt emancipues në politikën shqiptare, Komisioni bën me dije se nga 3593 kandidatë të propozuar, vetëm 326 kandidatë kanë plotësuar kriteret për të qenë pjesë e listës për përfaqësim politik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare apo lokale.

Ndërkaq, sot i është dorëzuar lista përfundimtare Bashës dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi.

Deklaratë e komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD:

Komisioni i vlerësimit të Kandidatëve pranë PD-së përmbylli dje procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe vendore. Ky proces, i zhvilluar për herë të parë në Shqipëri, është vlerësuar pozitivisht nga anëtarësia e PD-së, opinioni publik dhe mediat. Komisioni e vlerëson procesin në tërësi si një akt emancipues në politikën shqiptare.

Komisioni e ndau punën në 3 faza: nga 03 gusht 2020 deri ne 22 tetor 2020. Pas një pune intensive dhe voluminoze komisioni përfundoi vlerësimin për 3593 kandidatë të propozuar, në një listë përfundimtare prej 326 kandidatësh të propozuar për përfaqësim politik në zgjedhjet e ardhshme politike apo lokale.

Komisioni, i dorëzoi sot Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, listën përfundimtare të kandidatëve për ndjekjen e procedurave të mëtejshme sipas Statutit.

Përfitojmë nga rasti për të falenderuar anëtarësinë për pjesëmarrjen masive në votime, strukturën e PD-së, përfaqësuar në këtë proces përzgjedhjeje nga Sekretariati teknik, si dhe kandidatët e propozuar që ndihmuan realizmin e këtij procesi transparent, qytetar dhe të përgjegjshëm.

Të fundit