Flash News

Ditari i Opozitës

"Selita në terr"/ Himçi: Ja fytyra e vërtetë e Shqipërisë Europiane 2030 të Edi Ramës

"Selita në terr"/ Himçi: Ja fytyra e vërtetë e

Deputeti i Partisë Demokratike, Blendi Himçi, ka zhvilluar një ditë më parë prezantimin e kandidatit të opozitës për Bashkinë e Cërrikut, Amarildo Hoxha, në fshatin Selitë, njësia administrative Mollas.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Himçi thotë se aktiviteti është mbajtur në terr për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Ai thotë ndër të tjera se kjo gjendje pasqyron realitetin e “Shqipërisë Europiane 2030” të premtuar nga qeveria Rama.

Postimi i plotë

Selita në terr ,fytyra e vërtetë e Shqipërisë Europiane 2030 të Edi Ramës

Prezantimin e kandidatit të opozitës në fshatin Selitë, njësia administrative Mollas, e kryem në terr.

Kjo është “Shqipëria Europiane 2030” e Edi Ramës: një realitet ku banorët ende vuajnë mungesën e kushteve më bazike, si energjia elektrike.

Fshati Selitë mbetet një ndër më të harruarit, dëshmi e qartë e pabarazisë që po thellohet mes qendrës dhe zonave rurale.

Së bashku me ekipin e Partisë Demokratike, kërkuam mbështetje për doktor Amarildon, më 9 nëntor, si njeriun e duhur për të drejtuar Bashkinë e Cërrikut.

Njerëzit nuk kanë më nevojë për fjalë dhe premtime boshe, por për punë reale dhe premtime të mbajtura.

Për t’i kthyer Cërrikut ndriçimin e munguar dhe për të rikthyer shpresën, zgjedhja e duhur është alternativa dhe platforma e PD-së si dhe kandidati Amarildo Hoxha.

Të fundit