Flash News

Ditari i Opozitës

Sesioni i ri/ Nikolla i fik mikrofonin në foltore, Berisha vijon fjalimin live nga Facebook

Sesioni i ri/ Nikolla i fik mikrofonin në foltore, Berisha vijon fjalimin

Ashtu siç u mbyll, ka nisur me debate edhe ky sesion i ri parlamentar.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Kuvendi i Shqipërisë është kthyer në një dhunues të ligjeve të vendit.

Berisha tha se pushtetarët në Shqipëri i kanë mbushur dyshekët plotë me para të vjedhura nga qytetarët shqiptarë, duke kthyer në vëmendje rastin e pastrueses së arrestuar, Rozeta Dobi.

“Ky Parlament është shndërruar në një dhunues të ligjeve të vendit. Për shkak të një personi që ka inkriminuar veten, ku Parlament funksionon në kundërshtim me çdo parim të një vendi të lirë. Ky Parlament u mohon deputetëve të drejtën kushtetuese.

Kam paraqitur prej muajsh ligjin e heqjes së parashkrimit për kryeministrat. Në çdo Parlament tjetër kjo do të përshëndetej kur këtë e bën një ish-kryeministër. Ju nuk guxoni sepse i keni të mbushur dyshekët, lavatriçet me paratë e vjedhura”, tha Berisha.

Pas akuzave të lëshuara në drejtim të qeverisë, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ka ndërprerë fjalën kryedemokratit sipas saj për shkak të përfundimit të kohës që ai mori për procedurë.

Megjitjatë, Berisha nuk u largua dhe garda ka rrethuar podiumin. 

Në mbështetje të Berishës kanë shkuar pranë foltores deputetët e PD, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Flamur Noka e Luan Baçi. Ndërkohë që Berisha ka vijuar fjalimin live nga FB i tij.

Të fundit