Flash News

Ditari i Opozitës

Sfidat e grave në politike, dy kandidatet për deputete të PD diskutojnë me qytetarët

Sfidat e grave në politike, dy kandidatet për deputete të PD
Taulanta Jupi, Anduena Qefalia

Kur ka nisur zyrtarisht fushata elektorale, dy kandidatet për deputete të Partisë Demokratike Taulanta Jupi dhe Anduena Qefalia kanë zgjedhur të komunikojnë me ndjekësit në Instagram.

Ato do të zhvillojnë sot në mbrëmje një "live talk" në Instagram, ku do të flasin jo vetëm për politikë, por edhe çështje të tjera.

Jupi bëri me dije se disa nga pikat që do të diskutohen do të jenë sfidat e një gruaje që garon për deputete dhe vështirësitë të cilat nuk duken, por që bëhen përcaktuese në suksesin drejt fitores.

Taulanta Jupi dhe Anduena Qefalia kandidojnë në qarkun e Tiranës, përkatësisht renditen e 31-ta dhe 29-ta në listë.

 
 
 
 
 
Shikoni këtë postim në Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Taulanda Jupi (@taulanda_jupi)

Të fundit