Flash News

Ditari i Opozitës

"Sfidë e fituar!" U konfirmua në krye të LSI, Kryemadhi: Ky është vetëm fillimi! Gratë dinë të jenë edhe të zonjat në politikë

"Sfidë e fituar!" U konfirmua në krye të LSI,
Në foto: Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

“Sfidë e fituar”, kështu u shpreh Monika Kryemadhi në deklaratën e parë publike pas rizgjedhjes si kryetare në LSI, në zgjedhjet e 21 nëntorit.

Kryemadhi falenderoi të gjithë anëtarët e partisë që e kanë votuar, duke e zgjedhur si grua drejtuese të një partie.

Gratë mund të përballen me sfida që kalon çdo lider politik. Gratë i njohin betejat me të cilat përballet çdo lider politik. Ato dinë të jenë edhe të zonjat”, ka thënë Kryemadhi.

"Pjesëmarrja në zgjedhje sfidë e fituar. Ndjej detyrim dhe mirënjohje për të gjithë ju ndaj me dorë në zemër do të them faleminderit  LSI. Jemi të vetëdijshëm për vështirësisë por ne jemi mësuar me këto. Jemi bashkë për të fituar të gjitha sfidat që i kanë dalë përpara LSI. Për të rikthyer atë shpresë që është vrarë nga një qeveri pseudo-rilindase.

Ne dimë ta kthejmë këtë shpresë. Do dimë të garantojmë për fëmijët e shqiptarëve që të kenë një arsim të mirë dhe cilësor, ne do të bëjmë të mundur që çdo shqiptar të ndihet i lumtur si në shtëpinë e tij.

Ne nuk themi vetëm që LSI ka nevojë për mundësi por ne u krijojmë mundësi të rinjve tanë, që të gjejnë një vend punë ku të paguhen si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre evropianë. Sot jam shumë krenare për të gjithë ju sepse më bëtë një grua që është drejtuese një partie politike. Gratë mund të përballen me sfida që kalon çdo lider politik.

Gratë i njohin betejat me të cilat përballet çdo lider politik. Ato dinë të jenë edhe të zonjat. Ato të jenë drejtuese për tu përballur me sfida dhe të zgjidhin probleme. Unë e mora drejtimin e LSI në një kohë mjaft të vështirë për të, por falë angazhimit tuaj ne ia dolëm, së pari duke fituar sfidën me veten tone. Sot solemnisht shpall  se do ta bëj këtë parti një parti të mirëpritur për të gjithë. Do kemi një parti me dyer të hapura për këdo jo vetëm për të rinjtë por për këdo. Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për të rinjtë dhe të rejat", tha ajo.

Të fundit