Flash News

Ditari i Opozitës

“Shabani s’ka lidhje me PD”, Këlliçi tregon dy kandidatët e opozitës për Avokatin e Popullit

“Shabani s’ka lidhje me PD”, Këlliçi tregon dy

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka treguar dy kandidatët e opozitës për Avokatin e Popullit.

I ftuar në studion e “Off the Record” në A2 CNN, Këlliçi tha se këto janë dy emrat që PD mbështet për postin e Avokatit të Popullit, duke vënë në dukje se Endri Shabani nuk ka asnjë lidhje me PD-në.

“Janë emrat që u është dhënë mbështetje nga PD kemi depozituar një shkresë. Shabani nuk ka lidhje me PD nuk është propozim i PD por ajo ka qenë fazë e pëlqimit për të shprehur kandidaturën para komisionit të ligjeve për këtë pozicion por kur janë mbledhur kandidatura zyrtare ne nuk mund të konsiderojmë Shabanin kandidaturë tonën, se nuk ka lidhje me PD e opozitën e bashkuar.   Ne kemi kandidatët tanë Adriana Kalanë, një zonjë e nderuar një ndër zërat më kritikë në luftën kundër korrupsionit, ka paditur çdo anëtar të kabinetit protestuar para SPAK çdo javë. Kemi Besim Ndregjonin, i cili për hir të së vërtetës është i vetmi zyrtar i shtetit shqiptar që kur ka patur një funksion shtetëror ka dhënë dorëheqjen për shkak të dhunimit të përndjekurve politikë. Përfaqëson shtresën e të përndjekurve dhe këto janë kandidatura të shkëlqyera”, deklaroi Këlliçi.

Të fundit