Flash News

Ditari i Opozitës

“Shahini më paditi për shpifje me informacion të rremë”, PD: Gjykata pushoi çështjen ndaj Belind  Këlliçit

“Shahini më paditi për shpifje me informacion të

Partia Demokratike njofton se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane ka pushuar çështjen ndaj Belind Këlliçit, ku ish ministrja e Arsimit, Besa Shahini e ka paditur për shpifje.

Sipas PD, Shahini pretendonte se në datë 11.06.2020, kreu i FRPD ka shpifur ndaj saj, por sërish ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore për herë të tretë radhazi.

“Besa Shahini pretendonte se në datë 11.06.2020, shtetasi Belind Kelliçi, Kryetar i FRPD, ka shpifur ndaj saj, duke përhapur informacion të rremë. Rrethanat e fakteve kanë të bëjnë me postimet dhe reagimet publike te Kellicit lidhur me nxjerrjen publike për të 7 vit radhazi, të tezave të provimit të Maturës Shtetërore.

Postimet e Kellicit jane shpërndarë nga profile të tjera në rrjete sociale dhe portale të ndryshme ne mënyrë të shpejte dhe virale.

Ne seancën e 3 radhazi sot në Gjykatëe, Besa Shahini refuzoi të paraqitet personalisht dhe të provonte me fakte konkrete akuzat e ngritura prej saj. Për këtë arsye, trupa gjykuese vendosi pushimin e menjëhershëm te ceshtjes”, reagon kreu i FRPD.  

 

Të fundit