Flash News

Ditari i Opozitës

Shano: Dorëheqja është çështje cipe personale, zgjedhjet në PD do prodhojnë një kryetar jo legjitim

Shano: Dorëheqja është çështje cipe personale,

Anëtari i Këshillit Kombëtar, Dritan Shano shprehet se rezultati i zgjedhjeve të brendshme në Partinë Demokratike dihet dhe sipas tij, kjo garë do prodhojë një kryetar ligjor, por jo legjitim.

Në një postim në rrjetet sociale, Shano shkruan se të hysh në garën 27 ditëshe për Kryetar si Kryetar dhe me Komision Zgjedhor të ngritur nga po ti vetë, duke iu referuar krydemokratit Lulzim Basha, është njësoj sikur ta fillosh garën e 100 metërshit, 90 metra para gjithë kundërshtarëve.

Ai shprehet se në përplasjen mes moralit dhe rregullave statutore të këtyre ditëve të fundit, ka humbur morali dhe kanë "fituar" rregullat statutore. Sipas Shanos, dorëheqja është çështje cipe personale, çështje morali personal dhe vetëm një "malintezionato" vendos vazhdimisht t'i fshihet asaj tek rregullat statutore.

Postimi i plotë:

Një tjetër themelues i PDSH tha dje në një intervistë televizive se Morali dhe Rregullat janë të dyja të rëndësishme, dhe secili prej tyre ka momentin e vet se kur duhet të prevalojë. Jam shumë dakord me urtësinë e tij.
Mendoj se në përplasjen mes Moralit dhe Rregullave statutore të këtyre ditëve të fundit, ka humbur Morali dhe kanë "fituar" rregullat statutore - këto të fundit edhe të përthyera me hajni, siç kanë vërejtur abstenues edhe një numër anëtarësh të Kryesisë së PDSH në mbledhjen e rezervuar për ta.
Përsëris, siç kam bërë dhe më parë me zë e me figurë, se dorëheqja është çështje cipe personale, çështje morali personal dhe vetëm një "malintezionato" vendos vazhdimisht t'i fshihet asaj tek rregullat statutore.
Njerëzit nuk janë idiotë, ndaj nuk duhen trajtuar si të tillë. Ata mund të mos kenë çfarë të bëjnë, apo çfarë të të bëjnë, por kjo nuk do të thotë se ti ke të drejtë dhe se ata, njerëzit, nuk i lexojnë qartë veprimet dhe situatat. Ndaj mendoj se problemi, sikundër është e qartë për të gjithë, qëndron tek fakti se njerëzit të besojnë të ardhmen e tyre, të ndjekin pas, të votojnë me zemër - dhe zemrës nuk ja vjedh dot votën, vetëm për Moral dhe aspak për rregulla statutore.
Të hysh në garën 27 ditëshe për Kryetar si Kryetar dhe me Komision Zgjedhor të ngritur nga po ti vetë, është njësoj sikur ta fillosh garën e 100 metërshit, 90 metra para gjithë kundërshtarëve. Rezultati dihet. Kjo "garë" do prodhojë një Kryetar ligjor, por jo legjitim.
Në lëmin e biznesit, ku në marrëdhëniet mes njerëzve zotërojnë të drejtat e pronës, pronësisë intelektuale etj. pra ku rregullohet mosbesimi, drejtuesi na duhet ligjor; në lëmin e politikës ku një njeri apo parti u kërkon njerëzve mbështetje, votë përkundrejt premtimeve, angazhimeve, pra kërkon të ndërtojë një marrëdhënie besimi vetëm mbi fjalën e dhënë, drejtuesi na duhet legjitim ...
Po ne këtu nuk po flasim për biznes, por për politikë, apo jo?!
Ça t'thot vllai?!

Të fundit