Flash News

Ditari i Opozitës

Shansat që “të rrëzohet” Kuvendi i 11 Dhjetorit, Kaso: Nuk e njohim bindjen e brendshme të gjykatës

Shansat që “të rrëzohet” Kuvendi i 11 Dhjetorit,

Kuvendi i 11 Dhjetorit, i cili vendosi edhe ngritjen e Komisionit të Rithemelimit, që të njihet nga gjykata do të duhet të marrë edhe “pëlqyeshmërinë” dhe bindjen e gjyqtarëve, përpos fakteve dhe ligjit.

Për studion e “Top Talk” në Top Channel, përfaqësuesi ligjor i Rithemelimit Ivi Kaso tha se një gjykatë në vendimin e saj përveç vlerësimit në bazë të ligjit dhe fakteve që posedon, ka edhe një bindje të brendshme që krijon lidhur me çështjen.

I pyetur nëse gjykata mund ta rrëzojë dhe të mos e njohë Kuvendin e 11 Dhjetorit, Kaso tha se nuk mund të flaës për bindjen e brendshme të gjykatës, por bazohet vetëm në faktet dhe provat.

"Po përgjigjem me diçka që është interesante në Kodin tonë kur flitet për vendimet e gjykatës. Shumë pak e dinë që gjykata vendos bazuar mbi faktet, provat të raportuara me ligjin dhe me bindjen e brendshme që i krijohet gjykatës. Unë di të them që faktet, prova dhe ligji janë aty dhe janë të pakontenstueshme nga askush. Bindja e brendshme që i krijohet gjykatës është dicka që askush nuk e di, por e kemi dhe në ligj, gjykatat gjykojnë dhe vendosin në republikën e Shqipërisë, përveç fakteve dhe provave dhe bindjen e brendshme kështu që për këtë pjesë nuk di të shprehem por për ligjin sa i saktë është, statutin, faktet dhe provat di të garantoj", tha Kaso.

Të fundit