Flash News
Vodhën picerinë në Durrës, përfundon në pranga 24-vjeçari
Gjykata dënon me 5 vite burg kreun e Njësisë Administrative në Lezhë, për kultivim kanabisi
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Shanset për fitoren në zgjedhje? Korreshi: Njerëzit e dinë kush është PD
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, komentoi bashkimi e PD dhe shanset për fitore pas marrjes së vulës.
“Entuziazmi ishte tek ne dhe imagjino tek njerëzit që kishin kohë që e prisnin diçka të tillë. Ka njerëz që sot dinë kë të votojnë nëse dikur ishin në mëdyshje , ato që donin të qëndronin te sigla .
Patjetër që tani nuk duhet të ketë më dyshime, gjithsecili është I hapur që të zgjedhë ose të bëjë një lëvizje tjetër por nuk do ketë më dyshime se kush është Parti Demokratike. Unë them që ka një optimizëm për arsye se dhe pjesa gri tashmë, kur shprehej se ‘ju penalizoheni se nuk keni vulë dhe sigël” etj, sot ka një optimizëm sepse do të presë alternativën që do i ofrojë ai flamur për të cilin është vendosur nga gjykata. Pra entuziazmi është. Tashmë dihet se kush janë strukturat për PD, dhe njerëzit që kishin qoftë dhe dyshimin më të vogël janë të qartë.
Tashmë PD futet e plotë në garën e ardhshme. Të mos harrojmë se në shumë qytetet sidomos në zgjedhjet e 14 majit lufta ka qenë shumë e fortë”, tha Korreshi.