Flash News

Ditari i Opozitës

Shantazhimi i përfaqësuesve të PD në Sharrë, Basha: Inceneratori kontrollohet nga njerëz që fshehin diçka

Shantazhimi i përfaqësuesve të PD në Sharrë, Basha:

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur së fundmi për shntazhimin dhe kërcënimin që iu bë përfaqësuesve të opozitës, Ina Zhupa dhe Belind Këlliçi, teksa këta të fundit kërkuan të futeshin në ambientet e brendshme të inceneratorit të Sharrës.

I ftuar në emisionin "ABC e mëngjesit", Basha është pyetur përse PD po merret në këtë moment me inceneratorin e Sharrës.

Kryedemokrati është përgjigjur duke theksuar se territori kontrollohet nga njerëz të cilët kanë frikë nga transparenca dhe fshehin diçka.

"Është më e rëndë se aq sa çthoni ju sepse nuk është puna që nuk kontrollohet territori, është puna që territori kontrollohet nga njerëz të cilët kanë frikë nga transparenca, kanë frikë, fshehin diçka. Se në qoftë se nuk fshehin diçka pse i nxjerr njerëzit me të përzënë, apo për të kërcënuar apo për të shantazhuar përfaqësuesit e opozitës janë aty për të denoncuar diçka që çdo shqiptar tani e ka kuptuar.

Në mesin e pamdemisë, ku gjithë vendet duke përfshirë edhe vendet e rajonit, duke përfshirë dhe Kosovën duke përfshirë dhe Maqedoninë e Veriut te cilat nuk është se kanë më shumë buxhet se çkemi ne dhe ato po i çojnë për të ndihmuar njerëzit, sepse nji nga aspektet më të rëndêsishme të mirëmenaxhimit të pandemise është të sigurojmë që ato para që i mungojnë familjave shqipëtare për shkak të krizës ekonomike që shkaktoj pandemia, ai konsum që ka rënë për shkaki të zbrasjes së xhepave të njerëzve ato të konpensohen nga paratë e buxhetit të shtetit. Se në fund të fundit qeveria për çfarë ekzistonë nëse nuk ndihmon njerëzit", tha Basha.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme pati një reagim nga shoqëria koncensionare e inceneratorit të Sharrës, ku thuhej se sipas tyre, përfaqësuesit e PD nuk janë pëzënë por ata kanë refuzuar të futen në ambientet e brendshme.

Të fundit