Flash News

Ditari i Opozitës

"Shantazhonin dhe mblidhnin kartat e ID në Njësinë 4", PD: SPAK ishte vënë në dijeni për veprimtarinë e Doshit, Filip dhe Pal Gjeloshit

"Shantazhonin dhe mblidhnin kartat e ID në Njësinë 4",
Foto ilustruese

Partia Demokratike ka hedhur sërish akuza për shit-blerje të votave. Deputeti i zgjedhur, Enkelejd Alibeaj bën me dije se 3 javë para zgjedhjeve PD ka depozituar në SPAK një skemë të blerjes së votave, ndërsa shton se SPAK heshtu duke lejuar që të vidheshin vota.

PD ka paditur Tom Doshin, Filip Gjeloshin dhe Pal Gjeloshin. Dy të fundit, sipas PD, janë emra të njohur në botën e krimit. Selia blu i akuzonte personat e mësipërm për “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”, “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Marrjes ose përdorimit të paligjshëm të dokumenteve të identifikimit”.

Përmes një deklaratë për mediat, Alibeaj tha se Doshi, Filip Gjeloshi dhe Pal Gjeloshi shantazhonin votuesit e Njësisë nr. 4, në rrugëb “Siri Kodra”, Allias dhe Babrru edhe se iu mblidhnin kartat e identitetit.

"SPAK u njoftua përmes kallëzimit tonë se Tom Doshi i shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Filip Gjeloshi dhe Pal Gjeloshi, elementë kryesorë të botës së krimit në Tiranë, të përfshirë në vepra penale si vrasje, rrëmbim personi dhe shumë të tjera, janë duke blerë vota në favor të kandidatit Tom Doshi. Secilit prej të punësuarve në bizneset e kandidatit Doshi i është kërkuar prerazi të votojë dhe të sigurojë 20 emra dhe karta ID si vota të sigurta për Doshin, përndryshe do të pushoheshin nga puna", tha Alibeaj.

Ky i fundit shton se, SPAK-ut i ishin vënë në dispozicion numrat e tyre të telefonit dhe zona ku vepronin për të shpërndarë para për blerjen e votave. Ai pretendon se SPAK-u i la të lirë të deformojnë vullnetin e zgjedhësve.

"Shantazhonin dhe mblidhnin kartat e ID në Njësinë 4",

Të fundit