Flash News

Ditari i Opozitës

SHBA/ Balliu takon kongresmenin Pete Sessions: Diskutuam mbi kapjen e drejtësisë në Shqipëri

SHBA/ Balliu takon kongresmenin Pete Sessions: Diskutuam mbi kapjen e

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka zhvilluar një takim me kongresmenin Pete Sessions teksa ndodhet në Uashington DC.
Në rrjetet sociale, Balliu shkruan se mes tyre u diskutua për gjendjen e demokracisë në Shqipërisë dhe se si qeveria po përdor drejtësinë si armë kundër kundërshtarit politik.

 "Ishte kënaqësi të takohesha me kongresmenin Pete Sessions, me të cilin diskutuam mbi kapjen e drejtësisë në Shqipëri dhe përdorimin e saj nga qeveria si armë për të goditur kundërshtarin politik.

Gjithashtu, në këtë takim u diskutuan problemet serioze të demokracisë në Shqipëri, si dhe përdorimi i karteleve të drogës në proceset elektorale", shkruan deputeti demokrat.

 

Të fundit