Flash News

Ditari i Opozitës

SHBA, BE dhe MB hodhën poshtë deklaratat e Bashës, Vasili: Gënjeshtër e trashë!

SHBA, BE dhe MB hodhën poshtë deklaratat e Bashës, Vasili:

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka komentuar reagimet e ndërkombëtarëve të cilët hodhën poshtë deklaratat e Lulzim Bashës në lidhje me Reformën Zgjedhore, pasi ai deklaroi se PD dhe PS, kanë dakortësuar me ndërmjetësim të BE, SHBA, dhe MB.

Vasili  në Panorama TV, është shprehur se deklarata e Bashës ishte “një gënjeshtër e trashë dhe me zarar, që detyroi ndërkombëtarët të ndërhyjnë”

Sipas tij, Komisioni i Reformës Zgjedhore ka për detyrë të analizojë zgjedhjet e 2021 dhe 14 majit, për nxjerrjen e patronazhistëve, përdorimin e administratës publike, etj.

Ishte gënjeshtër e trashë dhe me zarar, që detyroi ndërkombëtarët të ndërhyjnë. Në shkurt bëhen 2 vjet për këtë reformë. Këto palë që kanë rrëmbyer komisioni nuk kanë prodhuar asgjë, është për të gatuar pisllëkun e radhës. Nuk flitet për Reformën kur është shtyrë dy herë. Edi Rama thotë do jua vendos unë anëtarët dhe kryetarin, që këtu s’ka çfarë flet as Lulëzim Basha. Ku komision është i paligjshëm se ka rrëmbyer të drejtën e përfaqësimit të opozitës. Grupi opozitar ka propozimet e veta. Ndërkombëtarët vunë një element të rëndësishëm dhe thanë që reforma të jetë gjithëpërfshirëse. E gjithë opozita nuk është e përfaqësuar.

Tjetër element thelbësor është se Komisioni Reformës Zgjedhore ka për detyrë të analizojë zgjedhjet e 2021 dhe 14 majit, për nxjerrjen e patronazhistëve, përdorimin e administratës publike, etj.

Në qoftë se kjo reformë  nuk adreson ato që shkatërruan zgjedhjen, nuk është reforme, riciklohet i njëjti llum dhe të njëjta zgjedhje”, theksoi ai.

Të fundit