Flash News

Ditari i Opozitës

SHBA dhe BE mohuan ndërmjetësimin, Basha: Komisioni pritet të nisë punën së shpejti!

SHBA dhe BE mohuan ndërmjetësimin, Basha: Komisioni pritet të

Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të ambasadës së SHBA dhe BE, të cilat mohuan ndërmjetësimin për reformën zgjedhore.

Basha shprehu mirënjohje për mbështetjen që partnerët strategjik të Shqipërisë i japin procesit të reformës zgjedhore.

Sipas tij, falë edhe kësaj mbështetje Komisioni për Reformën Zgjedhore pritet të nisë punën së shpejti.

“Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë përsëris mirënjohjen time për mbështetjen që partnerët strategjikë të Shqipërisë, SHBA, BE dhe MB si edhe OSBE-ODIHR i japin procesit të reformës zgjedhore në Shqipëri.

Falë edhe kësaj mbështetje, pas një periudhe të gjatë heshtjeje, Komisioni për Reformën Zgjedhore pritet të nisë punën së shpejti.

Listat e hapura, barazia e votës, vota e diasporës dhe votimi dhe numërimi elektronik janë prioritetet e Partisë Demokratike të mishëruara në paketën e propozimeve ligjore të depozituara në Kuvendin e Shqipërisë. Koha për t’ju dhënë shqiptarëve një Kod Zgjedhor pa hile dhe pengesa për lirinë dhe barazinë e votës!”, thuhet në reagimin e Bashës.

Kujtojmë që ambasadat e SHBA dhe BE mohuan pretendimet e Lulzim Bashës se kanë ndërmjetësuar për reformën zgjedhore. 

Në përgjigje të News24, ambasadat thanë se takimet me anëtarë të parlamentit janë pjesë e angazhimit diplomatik.

Të fundit