Flash News

Ditari i Opozitës

SHBA kërkoi ta largojë nga grupi parlamentar, Besnik Mustafaj i propozon ‘zgjidhjen’ Bashës për Sali Berishën

SHBA kërkoi ta largojë nga grupi parlamentar, Besnik Mustafaj i

Analisti Besnik Mustafaj i ka propozuar një zgjidhje kreut të PD, Lulzim Basha se si të veprojë lidhur me kërkesën e SHBA për ta larguar nga grupi parlamentar ish kryeministrin Sali Berisha pasi u shpall ‘non grata’.

Duke folur në studion e “Radarit Informativ” në “ABC”, ish-ministri i Jashtëm propozoi që vendimin për fatin e Berishës, pa debat me votim të fshehtë, ta marrë Këshilli Kombëtar dhe grupi i PD-së.

Po ta zgjidhë vetë Berisha thjeshtohen gjërat. Ka gjasa? Nuk e di nuk shoh ndonjë shenjë. Ka thënë që do të jetë në parlament dhe më aktiv. Ky nuk është një vendim që duhet ta marrë vetëm dhe vetëm me kryesinë. Nëse Basha ka mendimin që ta përjashtoja nga grupi, vendimi duhet ta marrë këshilli kombëtar dhe grupi parlamentar me votim të fshehtë pa debat. Këtë duhet ta kërkojë kryetari i PD-së.

Nuk mund ta marrë ai, ta mbajë ai, një barrë të tillë. Në kushtet që nuk është bërë asnjë transparencë të takimeve të Bashës me Kim. Basha këtu ka bërë gabim, ta përgatisë lidershipin, këshillin kombëtar dhe grupin parlamentar dhe aleatët.

Nëse mendon se duhet shpërfilluar, atëherë nuk ka shqetësim. Nëse mendon se duhet konsideruar duhet të kërkojë votim të fshehtë pa debat nga këshilli kombëtar dhe grupi parlamentar. Unë kam pritur që në këshillin kombëtar që u bë para ca ditësh, kam pritur që Basha të informonte këshillin kombëtar” tha Mustafaj.

 

Të fundit