Flash News

Ditari i Opozitës

Shehaj-demokratëve: Zgjidhni, të humbim prapë apo të ndryshojmë partinë për të fituar

Shehaj-demokratëve: Zgjidhni, të humbim prapë apo të

Kandidati për postin e kryetarit të PD-së, Agron Shehaj shprehet se demokratët duhet të mendojnë për zgjedhjet lokale 2023 apo zgjedhjet parlamentare 2025 dhe shtron pyetjen se a mund të fitohen ndonjëherë zgjedhjet me bAshën në krye të partë.

Siipas tij, demokratë janë mes dy zgjedhjeve në 13 Qershor: të rrezikojnë të humbin prap ose të ndryshojnë partinë për të fituar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehaj iu bën thirrje demokratëve që të votojnë ndryshimin, që PD të bëhet sërish partia që fiton.

"Ne demokratët duhet të mendojmë për opozitën që PD duhet të bëjë ndaj regjimit të Edi Ramës. Ne demokratët duhet të mendojmë për zgjedhjet lokale të vitit 2023 dhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. A mundet që me Bashën në krye të bëhet opozitë e fortë? A mundet që me Bashën mund të fitohen ndonjëherë zgjedhje? Zgjedhja para demokratëve më 13 qershor është e thjeshtë: do të rrezikojnë të humbin prapë apo do të ndryshojnë partinë për të fituar. Unë ju bëj thirrje të votoni ndryshimin që PD të bëhet prapë #PartiaQëFiton." shkruan Shehaj në rrjetet sociale 

Të fundit