Flash News

Ditari i Opozitës

Shehaj: Do të shkoj vetëm tek Kuvendi i 11 dhjetorit, është i shumicës së demokratëve

Shehaj: Do të shkoj vetëm tek Kuvendi i 11 dhjetorit, është

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka rikonfirmuar se do të jetë prezent vetëm në Kuvendin e datës 11 Dhjetor që është thirrur nga delegatët, pas ftesës së bërë nga ish-Kryeministri Sali Berisha.

Duke folur në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Shehaj tha se ata që shkojnë tek Kuvendi i datës 11 nuk mund të shkojnë në Kuvendin e datës 18.

Jo nuk do shkoj, nuk ka kuptim që të shkoj dhe tek ai i datës 11 dhe i datës 18. Nuk dimë se çfarë vendimesh do të merren në datën 11, si mund të mblidhet një Kuvend tjetër një javës 18. Ata që mendojnë se Kuvendi i datës 11 është legjitim nuk mund të shkojnë në Kuvendin e datës 18”, tha deputeti.

 Po ashtu ai tha se Kuvendi i datës 11 është i shumicës së demokratëve dhe tha se duhet të ketë vetëm një parti.

“Unë mendoj se ka vetëm një parti, e shumicës së anëtarë. Unë do shkoj tek Kuvendi i datës 11 pasi mendoj se është i shumicës së anëtarëve. Unë mendoj se ka një parti, një Kuvend dhe është ai i anëtarëve”, deklaroi deputeti Shehaj.

Të fundit