Flash News

Ditari i Opozitës

Shehaj: Me PD-në nën drejtimin tim nuk do ketë bashkëqeverisje me Ramën  

Shehaj: Me PD-në nën drejtimin tim nuk do ketë

Kandidati për kryetar të PD, Agron Shehaj ka garantuar demokratët se nëse zgjidhet kryetar partie nuk do të ketë asnjë lloj bashkëqeverisje me kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehaj thekson se shqiptarët bëhen për vete duke e bërë PD-në alternativën e njerëzve të ndershëm, të zotë, qytetarë.

Nën drejtimin tim nuk do të ketë bashkëqeverisje, nuk do të ketë marrëveshje, në asnjë rrethanë me Ramën.

Do të ketë vetem opozitë, opozitë. Në pushtet vihet vetëm me votë dhe votat fitohen duke bërë për vete shqiptarët, dhe shqiptarët bëhen për vete duke e bërë PD-në alternativën e njerëzve të ndershëm, të zotë, qytetarë.

Me mua në krye, PD do jetë parti demokratike dhe meritokratike, e hapur për të gjithë, me mundësi karriere për të gjithë, dhe karriera do të garantohet përmes garës dhe votës së anëtarëve”, shkruan Shehaj.

 

Të fundit