Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shehaj në VOA: Partia Demokratike nuk është më e përçarë

Në Shtetet e Bashkuara po mbahet një forum i Partive të djathta konservatore ku po merr pjesë edhe Partia Demokratike. Mes deputetëve demokrat që ndodhen në Uashington për këtë takim është edhe deputeti Agron Shehajn me të cilin Zëri i Amerikës zhvilloi një intervitë gjatë emisionit televiziv Ditari.
Zëri i Amerikës: Zoti Shehaj, Partia Demokratike është sot në pritje të vendimit të Gjykatës se cili fraksion i saj do të njihet zyrtarisht si Partia Demokratike. Pjesa e PD-së që drejtohet nga zoti Berisha organizoi së fundmi zgjedhjet e brendshme, atë që ju e cilësoni si sistem të primareve për të përzgjedhur kandidatët për kryetar bashkie për zgjedhjet e dates 14 maj, një proces i cili në fakt nuk kaloi pa kontestime. Disa kandidatë u tërhoqën nga gara dhe në disa bashki pati vetëm një kandidat ndërsa pas procesit pati gjithashtu akuza për manipulime me listat e votuesve. A e dëmtojnë gjitha këto Partinë Demokratike?
Agron Shehaj: Partia Demokratike ka ndërmarrë, pasi premtoj një iniciativë si është ajo e primareve për të identifikuar dhe përzgjedhur kandidatët. Është partia e parë në Shqipëri në këto 30 vjet, që pyet anëtarësinë dhe sipmatizantët se kush do të jenë kandidatët. Nuk i vendos më kryetari apo vetëm forumet e larta të Partisë Demokratike. Sigurtisht, kjo është hera e parë që bëhet në Shqipëri, është hera e parë që e bënë Partia Demokratike dhe sigurisht ka patur edhe probleme, ka patur edhe kontestime. Por, unë mendoj që procesi në përgjithësi ka ecur shumë mirë dhe sigurisht zgjedhjet e ardhshme, primaret e ardhshme do të reflektojnë problemet që mund të kenë ndodhur në herën e parë që bëhet ky proces.
Zëri i Amerikës: Sa realiste janë pritshmëritë tuaja për rezultate të kënaqshme në zgjedhjet vendore që janë rreth pesë muaj larg, një proces ky ku duket se Partia Demokratike do të hyjë e përçarë?
Agron Shehaj: PD në fakt mund të quhej e përçarë kur fillojë procesi, kur fillojë përplasja brenda PD ku kishim dy pjesë që pretendonin se kishin shumicën. Por, pasi u bënë zgjedhjet brenda Partisë Demokratike, pasi votuan anëtarët e PD dhe sidomos pasi votuan edhe votuesit në zgjedhjet e parakohshme u bë e qartë se kush e ka shumicën brenda Partisë Demokratike. Aktualisht që flasim në PD vazhdon të mbetët një fraksion gjithnjë e më i vogël dhe ka një mbështetje gjithnjë e më të vogël brenda PD, po flasim për disa përqindje. Kështu që nuk do ta quaja të përçarë Partinë Demokratike, sigurisht kemi një problem në lidhje me grupin parlamentar brenda Parlamentit të Shqipërisë ku një pjesë e deputetëve të zgjedhur me votat e Partisë Demokratike, me votat e demokratëve, nuk njohin vendimet e demokratëve dhe anëtarësisë edhe vazhdojnë të kenë pretendime, në këndvështrimin tim, të uzurpojnë në njëfarë mënyre, postet që iu takojnë përfaqësuesve të PD-së në parlament siç është kryetari i grupit parlamentar dhe kryetar i partisë më të madhe opozitare në parlament.
Zëri i Amerikës: Zoti Shehaj, shumë kritikë thonë se zoti Berisha u riaktivizua në politikë pas shpalljes non-grata nga Uashingtoni dhe po e shfrytëzon partinë për interesat e tij. A mendoni ju se partia po paguan koston e një njeriu? Si iu përgjigjeni ju këtyre kritikave?
Agron Shehaj: Nëse po paguan....Partia Demokratike..sigurisht fakti që zoti Berisha është shpallur, lideri i opozitës është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara është një gjë që nuk ndihmon, ska dyshim që nuk ndihmon. Por nga ana tjetër zoti Berisha është zgjedhur lider i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike nga anëtarësia dhe pastaj ka marr edhe konfirmimin e votuesve të Partisë Demokratike. Sigurisht që do të ishte më mirë të mos ishte shpallur non-grata, kjo ska dyshim.
Zëri i Amerikës: Zoti Shehaj do doja që të kalonim në një tjetrër argument, aktualisht ju jeni deputet i Tiranës po ndërkohë rikujtojmë që mandatin e parë e keni marr si i zgjedhur i Vlorës. Ditën e sotme Konventa e Bernës, një instrument juridik detyrues ndërkombëtar ku Shqipëria është anëtare që prej vitit 1999, u ka kërkuar autoriteteve shqiptare pezullimin e punimeve për ndërtimin e aeroportit të Vlorës për shkak të ndikimit të dëmshëm në mjedis. Cili është mendimi juaj, a duhet të vazhdojë më tej ky projekt?
Agron Shehaj: Tani çështja është që pjesa më e madhe e vendimeve të kësaj qeverie që ka të bëjë jo vetëm me ndërtimin e aeroportit të Vlorës por me portin e Durrësit apo me dhënien e konçesioneve, PPP-ve, janë të gjitha vendime që nuk merren as duke u bazuar në analizë, as në ligj, as në respekt edhe të konventave që janë nënshkruar nga shteti shqiptar. Në rastin konkret, edhe për aeroportin e Vlorës është ndjekur e njëjta procedurë që është ndjekur në të gjitha do të thosha aferat e tjera ku janë paracaktuar fituesit e garës ku kemi nëse mos gaboj (sepse aferat janë aq shumë të mëdha aty saqë është e vështirë të mbahen mend cilët kanë qënë përfituesit e asaj gare) nëse s’gaboj kemi të bëjmë me disa sipërmarrës të lindjes, nga Turqia në mos gaboj për të cilët përflitej prej vitesh në fakt – nuk është se shte në një farë mënyre jo vetëm e paracaktuar por edhe e paralajmëruar dhe plus një investitor nga Kosova që është një nga partnerët. Le të themi që ajo procedurë, si edhe në rastet e tjera, nuk bën asnjë përjashtim. Kemi të bëjmë me një procedurë ku vendimi për të bërë aeroportin, kush do ta bëj aeroportin, me çfarë forme do të bëhet aeroporti edhe në se do të bëhet aeroporti aty apo do bëhet diku tjetër, merret nga një njeri i vetëm. Vendimi merret nga kryeministri i cili nuk llogarit do të thosha asnjë zë që mund ta kundërshtojë apo nuk ndjek asnjë lloj procedure.
Kjo nuk ka të bëjë vetëm me aeroportin e Vlorës. Ne jemi në një situatë fatkeqësisht ku në lidhje me çdo vendim që merr qeveria kemi një njeri që thotë që është ai që konstaton shkeljet, është ai që vendos cilat janë prioritetet dhe është ai që vendos se kush do ta bëj, pa pyetur absolutisht asnjë. Ajo që shohim është thjesht pasojat e një qeverie absolutisht të korruptuar – dhe kjo nuk është se e them unë po e thotë edhe raporti i Transparency International ku shteti shqiptar në katër vitet e fundit ka humbur 20 pozicione, ka kaluar nga vendi i 83-të në 2017, vitin e kaluar ka zbritur në vendin e 117. Kështu që në një situatë ku korrupsioni mbizotëron vendimet e qeverisë, sigurisht edhe në lidhje me aeroportin e Vlorës nuk respektohet, aq më tepër konventat ndërkombëtare. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38