Flash News

Ditari i Opozitës

Shehaj ngre alarmin: Mbetjet toksike mund të groposen në mënyrë të fshehtë në Shqipëri

Shehaj ngre alarmin: Mbetjet toksike mund të groposen në

Kryetari i Partisë'Mundësia' Agron Shehaj deklaron se është e vështirë për t’u besuar Ministria e Brendshme dhe ajo e Mjedisit, të cilat nuk kanë arritur të ndalojnë mbërritjen e mbetjeve toksike në Portin e Durrësit.

I ftuar në News 24, Shehaj tha se nëse këto ministri nuk kanë mundur të ndalojnë trafikimin e mbetjeve, ky është një dështim i rëndë dhe në rastin më të keq, ato mund të jenë pjesë e këtij trafiku të rrezikshëm.

Ai kërkon që një hetim ndërkombëtar të bëhet për këto mbetje, duke ngritur shqetësimin se ato mund të groposen në mënyrë të fshehtë në Shqipëri, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetarëve.

“Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mjedisit, në rastin më të mirë për ta, nuk kanë arritur të ndalojnë trafikimin e mbetjeve toksike nga porti i Durrësit. Në rastin më të keq, janë pjesë e këtij trafikimi.

Kjo është e pabesueshme. Si mundet dikush që është i dyshuari kryesor të bëjë hetimin mbi këtë aferë.

Është e domosdoshme një hetim ndërkombëtar që të zbardhë këtë aferë dhe të kuptojmë se çfarë mbetjesh toksike ka në këta kontenierë dhe të zbulojmë dhe të gjejmë mënyrën më të mirë për të asgjësuar këto mbetje. Nuk mund të lejojmë që kjo aferë mos të hetohet, nuk mund të lejojmë që këto mbetje toksike të groposen diku nëpër Shqipëri dhe askush mos të marrë vesh se çfarë është bërë me to dhe shëndeti i qytetarëve të vihet në rrezik”, u shpreh ai.

Të fundit