Flash News

Ditari i Opozitës

Shehaj nxjerr faturën: Kjo është skema e vjedhjes së parave të inceneratorëve

Shehaj nxjerr faturën: Kjo është skema e vjedhjes së parave

Koordinatorja e Luftës Antikorrupsion në Partinë e Lirisë, Brisedia Shehaj, ka publikuar një faturë që sipas saj, është skema e vjedhjes së parave të inceneratorëve.

E ftuar në studion e “Opionin”, Shehaj tha se fatura në fjalë tregon lidhjen midis kompanive të përfshira në aferën 430 milionë euro.

Shehaj ka deklaruar se paratë e taksapaguesve shqiptarë janë marrë nga një zotëri italian dhe përmes tij shkojnë në kompani të tjera. Shehaj hodhi akuza se institucione si SPAKapo prokuroria janë të lidhur me skemën, pasi nuk po hetojnë rastin.

"Zotëria italian është pronar te inceneratorët. Paratë tona janë të vetmet para që janë marrë nga inceneratorët. Kjo kompania nuk lëshon faturën për dikë që nuk ka ligjërisht mudësi tek kjo pjesë. Kjo është një skemë për të marrë paratë, shihet në këtë faturë. Kontrata me 60 milionë euro nuk është vetëm e Zimbabve… Këto ti marrin prokuror e SPAK dhe të gjejnë lidhjen se si parët tona dhe këta njerëzit këtu, Ilir Deda dhe Mirel Mërtiri bashkëpunojnë. Paratë tona me firmën e këtij zotërisë këtu shkojnë në kompani të tjera dhe marrin taksat tona pa asnjë shërbim", u shpreh Shehaj. 

Si i kanë marrë paratë?

"Të them unë si i kanë marrë. Këtu ke kontratën që blejnë kontratën që është blerë 70 mijë euro dhe është faturuar qindra mijëra euro këtu tek ne. 100% të parave që marrin nga ne i merr ky, për Elbasanin i ka mashtruar thotë prokuroria, për SPAK është i ndershëm. Janë të lidhur me inceneratorët dhe është një skemë. Ajo skemë është kriminale dhe jo mashtruese. Të nxjerr faturat, këta jetojnë në Maltë në zonën më të lartë të Maltës", tha Shehaj.

Shehaj nxjerr faturën: Kjo është skema e vjedhjes së parave

Të fundit