Flash News

Ditari i Opozitës

Shehaj paralajmëron: Nesër do të denoncojmë një skandal të rëndë

Shehaj paralajmëron: Nesër do të denoncojmë një skandal

Koordinatorja për luftën kundër korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisilda Shehaj paralajmëroi se nesër do të denoncojë bashkë me Ilir Metën një skandal të rëndë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Shehaj tha se bëhet fjalë për një denoncim shumë të rëndë që do të jepet me fakte, ndërsa nuk dha më shumë detaje.

“Vetëm sot sa doli lajmi janë rreth 80 njerëz që presin të takohen me mua për të bërë denoncimet e tyre. Një gjë është e sigurt që ne nuk do denoncojmë me fjalë, do mundohemi të jemi sa preçiz dhe konkretë.

Denoncimi i parë nga kjo strukturë vjen nesër, ne do të kemi konferencë me kryetarin, zotin Ilir Meta. Mund t’ju them që është shumë e rëndë, do jetë një denoncim shumë i rëndë dhe kemi vendosur të flasim me fakte dhe dokumenta”, tha Shehaj. 

Të fundit