Flash News

Ditari i Opozitës

Shehaj prezanton projekligjin kundër kompanive offshore: Ndalon rrjedhjen e parave përmes kompanive guaskë

Shehaj prezanton projekligjin kundër kompanive offshore: Ndalon rrjedhjen e

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka prezantuar në Komisionin për Çështjet Ligjore projekligjin kundër kompanive offshore. Shehaj tha se projektligji në fjalë është një nevojë e menjëhershme për transperencën e përdorimit të fondeve publike dhe luftën kundër korrupsionit.

Deputeti demokrat përmendi koncesionin për inceneratorët, Portin e Durrësit dhe kontrata të tjera të fiormosura nga qeveria shqiptare, me të cilat taksat e shqiptarëve shkojnë në kompanitë offshore.  

“Qëllimi i këtij projektligji është: Të ndalojë shtetin shqiptar të bëjë kontrata me kompani offshore, sepse nuk ka dyshim se sot, pas çdo kontrate offshore fshihet një politikan. Ky projektligj ndalon rrjedhjen e parave publike drejt politikanëve përmes kompanive guaskë.

Ky projektligj vjen si një nevojë imediate për të adresuar një çështje madhore, transparencën e përdorimit të fondeve publike dhe luftën kundër korrupsionit. Sic jeni në dijeni, një pjesë e madhe e kontratave publike, veçanërisht atyre koncesionare, por jo vetëm, janë fituar nga kompani offshore me pronarë të panjohur.

Mund të përmenden këtu koncesioni i inceneratorëve, ai i laboratorëve në spitalet publike, Porti I Durrësit dhe sa e sa kontrata të tjera. Pra, qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë që shkojnë në llogari të panjohura offshore, pas të cilave mund të jetë kushdo. Mund të jenë zyrtarë të lartë, ministra të qeverisë dhe potencialisht edhe vetë kryeministri. Ashtu sikurse ekziston rreziku, që pas këtyre kompanive mund të qëndrojnë njerëz të botës së krimit, persona të cilët ndodhen nën sanksione ndërkombëtare apo në listën e terrorizmit”, deklaroi Shehaj.

Të fundit