Flash News

Ditari i Opozitës

Shehaj publikon dokumentin: Kumbaro i dha licencë kompanisë “Sokolaj” për transportin e mbetjeve toksike

Shehaj publikon dokumentin: Kumbaro i dha licencë kompanisë

Deputeti Agron Shehaj ka reaguar për skandalin e mbetjeve toksike.

Në një postim në Facebook, Shehaj ka publikuar një dokument i cili dëshmon se Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e drejtuar nga Mirela Kumbaro ku kompanisë “Sokolaj” sh.p.k i është dhënë licencë për transportin e mbetjeve të rrezikshme.

Shehaj shton se institucionet qeveritare kanë dijeni për 100 kontejnerët me mbtje toksike që u tentuan të dërgohen në Tajldanë dhe tani po kthehen mbrapsht. Shehaj thekson se në këtë rast trafikimi po bëhet nga vetë qeveria.

“Qeveria po hesht prej 2 javësh në lidhje me skandalin 816 tonelatave me mbetje toksike që po kthehen në Shqipëri.

Heshtin sepse janë përfshirë në trafik mbetjesh toksike.

Ky dokument tregon se shteti shqiptar ka qenë ne dijeni të trafikut, që bëhej me lëndët e rrezikshme. Ky është akti i liçencimit të kompanisë që ka kryer eksportin e mbetjeve dhe nuk ka deklaruar që po eksportonin mbetje toksike.

Liçenca është e firmosur nga Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro. Pra, të gjitha institucionet e dinin që në ato 100 kontenierë, po trafikoheshin mbetje toksike, dhe nuk bënë asgjë, sepse trafikimi po bëhej nga vete Qeveria.

Ky është trafik shtetëror mbetjesh toksike dhe duhet të hetohet sa më shpejt.

Qeveria nuk mund të heshtë më. Ky aktivitet kriminal i bërë duke përdorur instutucionet shtetërore vë në rrezik shëndetin publik”, shkruan Shehaj.

Të fundit